Site logo

Shërbimet tona

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për të promovuar biznesin tuaj dhe për t’ju lidhur me klientë të rinj.

  • Listimi i Bizneseve: Bizneset mund të regjistrohen me pagesë dhe të shtojnë informacionin e tyre, përfshirë emrin, përshkrimin, vendndodhjen, kontaktet, faqen e internetit dhe rrjetet sociale, duke ofruar gjithashtu mundësinë për të përfshirë logo, galeri me imazhe, dhe orar pune. Kjo rrit dukshmërinë e biznesit tuaj në një treg global.

  • Listimi i Eventeve: Aktualisht falas, ju mund të promovoni ngjarje dhe aktivitete si seminare, konferenca dhe aktivitete të tjera të rëndësishme për komunitetin shqiptar, duke përfshirë detajet e vendit dhe datës.

  • Listimi i Automjeteve: Përdoruesit mund të shtojnë makina për shitje ose qira, me informacion të plotë rreth veturës, duke përfshirë fotografi dhe çmimin.

  • Listimi i Konkurseve të Punës: Ofroni mundësi punësimi duke postuar konkurse të reja për pozicione pune në biznesin tuaj, me të gjitha detajet që u duhen aplikantëve.

  • Listimi i Patundshmërive: Promovoni prona për shitje ose qira, si apartamente, shtëpi, toka, duke përfshirë të dhëna të plota dhe foto të pronës.

  • Regjistrimi si Person Privat: Edhe pa një biznes të regjistruar, mund të promovoni shërbimet që ofroni si individ privat, si p.sh. këshillime profesionale ose ndihma teknike.

Shënim: Për momentin, vetëm listimi i bizneseve është me pagesë. Shërbimet e tjera do të jenë me pagesë në të ardhmen.